Pas triumfit të saj në Lojërat Olimpike të Parisit, Imane Khelif, boksierja 25-vjeçare nga Algjeria, ka zbuluar pamjen e saj të re në rrjetet sociale.
Khelif, e cila u përball me kritika të ashpra dhe dyshime për identitetin e saj gjinor, tani ka vendosur të sfidojë këto zëra duke shfaqur vetëbesimin dhe forcën e saj pas fitores së madhe.
Në postimin e saj në Instagram, Khelif tregon një anë më të butë dhe femërore, duke goditur fillimisht me grusht drejt kamerës, për t’u shfaqur më pas me një veshje rozë me lule. Pamja e saj e re përfshin një palë vathë rrathë, eyeliner rozë, dhe shkëlqyes buzësh, duke shfaqur një kombinim të bukurisë dhe fuqisë
Medalja e saj e artë, e fituar pas një përballjeje epike me Yang Liu të Kinës, është shfaqur me krenari në fotot e publikuara. Kjo fitore vjen pas një periudhe të vështirë për Khelif, e cila u lejua të garonte pavarësisht dështimeve të dy testeve gjinore në Kampionatin Botëror të Boksit vitin e kaluar. Megjithatë, sukseset e saj sportive janë dëshmi e përkushtimit të saj dhe vendosmërisë për të vazhduar përpara.
Khelif gjithashtu ka ngritur një padi për bullizëm kibernetik ndaj disa figurave të famshme, duke përfshirë Elon Musk, JK Rowling, dhe Donald Trump. Ajo ka treguar se është lënduar nga komentet që pretendojnë se është burrë dhe po kërkon drejtësi përmes ligjit.