Ish-reperi i njohur, Fero, ka shprehur së fundmi mërzinë e tij në rrjetet sociale, duke ndarë një moment të ndjerë me ndjekësit e tij.
Ai postoi një fotografi me vajzën e tij, Nina, me të cilën nuk jeton më që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.
Në postimin e tij, Fero theksoi se mungesa e vajzës së tij e ka bërë të përjetojë kohë shumë të vështira. Përmes fjalëve të tij, ai dha një mesazh për prindërit që kanë fëmijët pranë çdo ditë, duke i këshilluar ata të jenë mirënjohës. “Ju që i keni fëmijët e ngriheni me ta prej gjumit, e hani e pini me ta, mos u ankoni, por falënderojeni Zotin,” shkroi ai.
“Dua të ndaj me ju një realitet. Jetoj që prej shumë kohësh pa vajzën time. Zgjohem nga gjumi pa vajzën time. Shkoj për të fjetur pa vajzën time. Sado që e mbaj veten të qëndrueshëm me durim, dua që të gjithë ta dini se çdo moment pa vajzën time vetëm Zoti e di se si e përjetoj këtë gjë. Shumë vështirë. Prandaj, ju që i keni fëmijët, që zgjoheni me ta, që hani dhe pini me ta, e flini me ta, mos u ankoni o mosmirënjohës, por falënderoni Zotin.”-shkruan Fero.
Ndërkohë, Fero ka hequr dorë përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame, duke u tërhequr nga industria që e bëri të famshëm. Pavarësisht kësaj, ai mbetet aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan mendimet dhe përjetimet e tij personale me ndjekësit.