Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, ka ndarë disa momente të veçanta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar foto me djalin e saj të vogël.
Këngëtarja e njohur e ka shoqëruar këtë postim me një mesazh emocionues, ku shpreh dashurinë e pakushtëzuar dhe përkushtimin e saj për fëmijën e saj.
Në fjalët e saj prekëse, Fifi shkruan: “Atë ditë që ke lindur ti, kam rilindur edhe unë me ty. Po mundohem shumë, bir, të bëhem e fortë, e durueshme, të të mësoj se sa e shijshme është pjata që e ha hallall dhe të bëhem shembull për ty.”
Fifi pranon se ende ka shumë për të mësuar si nënë, por beson se rrugëtimi i saj bashkë me djalin do të jetë i mbushur me mësime dhe rritje të ndërsjellë. Ajo thekson se edhe nëse bëjnë gabime gjatë këtij rrugëtimi, falja dhe dashuria do të jenë gjithmonë të pranishme mes tyre.
Mesazhi i këngëtares përçon një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë dhe përkushtimit për t’i dhënë djalit të saj mësime të vlefshme për jetën, ndërsa ajo vetë rritet dhe mëson si nënë.
Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave të saj, duke treguar edhe një herë humanizmin dhe dashurinë e madhe që Fifi ka për familjen e saj.