Reperi i njohur Cozman është në prag të një kapitulli të ri në jetën e tij, pasi burime të afërta me të kanë konfirmuar për Klankosova.tv se ai dhe e dashura e tij, e cila mbetet e panjohur për publikun dhe nuk shfaqet në rrjetet sociale, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ky lajm i gëzueshëm vjen pas shumë spekulimeve në media dhe rrjete sociale rreth jetës personale të artistit. Kohët e fundit, u përfol edhe për një rikthim të mundshëm të tij me Tunën, pas bashkëpunimit të tyre në këngën “I huj”. Megjithatë, sipas Klankosova.tv, Cozman është i lumtur pranë partneres së tij aktuale dhe po përgatitet për të mirëpritur fëmijën e tyre së bashku.
Cozman, një nga emrat më të njohur në skenën e hip-hopit shqiptar, ka arritur të mbajë jetën e tij private larg syve të publikut. Pavarësisht spekulimeve dhe thashethemeve, artisti ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët për sa i përket marrëdhënies së tij, duke preferuar që lumturinë e tij ta ndajë vetëm me ata që janë më të afërt.
Ndërkohë që fansat presin lajme të reja nga artisti i tyre i preferuar, një gjë është e sigurt: Cozman është gati të marrë rolin e tij të ri si baba, një hap i madh dhe emocionues në jetën e tij.