Prej kohësh aludohet se emisioni “Më lër të flas” nuk do të transmetohet më në “Top Channel”. E duket se kështu pritet të ndodhë!
Burime për “IconStyle” kanë konfirmuar lajmin, teksa theksojnë se pas tre sezonesh, binjakët Veshaj nuk do jenë më prezantues të këtij emisioni.
Donaldi është shumë i foksuar në studion e tij të arkitekturës, ndërsa Romeo po vijon udhëtimet e po shijon lidhjen me Heidi Bacin, të cilën e njohu gjatë rrugëtimit në ‘Big Brother VIP Albania’.
Se në cilin ekran do t’i shohim, e se çfarë programi do moderojnë dy vëllezërit mbetet të shihet në muajin shtator.