Gjatë një emisioni pak ditë më parë, një reper i njohur si “Rrezik” bëri një deklaratë të papritur për Capital T.
I vendosur në siklet nga gazetari Robert Bojaj, reperi u shpreh se Capital T i ka kërkuar 50 mijë euro për bashkëpunim (Lexo më shumë këtu).
Menjëherë erdhi një reagim nga Capital T, i cili ndër të tjera u shpreh se do t’i padisë të dy për prishje imazhi.
E teksa lajmi ka bërë bujë në rrjetet sociale, “Rrezik” ka kërkuar falje publike për deklaratën e tij.
“Para pak ditësh kam pasur një intervistë dhe më duket se ka bërë një bujë të madhe! Kam marrë shumë mesazhe. Doja vetëm t’ju tregoj edhe një herë se unë, si Besart “Rrezik,” gjithmonë e kam admiruar dhe mbështetur muzikën e Capital T. Siç e kam cekur edhe në emision, nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me artistin në fjalë, por përmes një pale të tretë, domethënë një pale ndërmjetësuese, kam marrë këto informacione, ashtu siç e kam treguar edhe në intervistë! Isha në një situatë shumë të vështirë në Skillet, sepse më janë bërë edhe pyetje të papërshtatshme për tipin që jam. Gjithçka që kam arritur në karrierën time është vetëm me punë, punë, dhe punë, me forcat e mia dhe mbështetjen e familjes, dhe të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur. I kërkoj ndjesë Capitalit nëse është prekur ose lënduar imazhi i tij. Vetëm desha t’ju them punë të mbarë, uroj shumë suksese. Me respekt, Rrezik”