Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një foto ku bëhej e ditur për një protestë në mbështetje të reperit Noizy.
“Protesto. Ditën e hënë ora 19:00 protestojmë para ministrisë së Drejtësisë për Noizy. Jo ekstradimit të Noizy në Kosovë”, thuhej në njoftim.
Lidhur me këtë njoftim që ka nxitur reagime negative në rrjet, ka folur menaxheri i Noizyt.
“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.”