Mes protestave me rëndësi jetike për qytetarët e Tiranës që kanë marrë vëmendjen e mediave kohët e fundit, ndodh absurdi lidhur me sherrin e bujshëm të një Tik-Tok-eri që quhet Medi Iseni.
Thirrja “Protesto për Noizy-n” u ngrit pak ditë më parë nga modelja Oriola Marashi teksa i ka dalë në mbrojtje reperit, i cili akuzohet se ka dhunuar brutalisht Isenin.
Kjo protestë e cila do të zhvillohen ditën e hënë në orën 19:00 kërkon që të ndalojë ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës. Absurd është fakti se ngjarja është ende në hetim dhe se reperi duhet të dalë para togave të zeza ku do të “skanohet” nëse është apo jo i përfshirë në ngjarje.
Pse në rastin e Noizy-t duhet të dilet kundër Drejtësisë? Pse duhet protestuar ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende dhe ka shumë pikëpyetje mbi të vërtetën? Mos vallë reperi ka gisht në lidhje me ngjarjen dhe frikësohet se autoritetet në Kosovë janë më të drejta dhe do të mbetet në burg?