Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka marrë një goditje të fortë nga ekipi anglez, Chelsea, të cilët posedojnë edhe kartonin e lojtarit.
Pak minuta më parë është bërë e ditur se sulmuesit i është ndaluar rreptësisht të përdorë ambientet e ekipit të parë të Chelseas, qofshin fushat e stërvitjes apo ambientet e palestrës.
Bashkë me Brojën, i është ndaluar dhe Chabolah bashkë me Lukakun, të cilët mund të stërviten vetëm me ekipin e moshave U21 deri sa të gjejnë një ekip të ri.
Romelu Lukaku pritet që së shpejti t'i bashkohet Napolit në Itali me një kontratë tre vjeçare. Sa i përket Brojës, ende nuk dihet e ardhmja e tij.