Antonela Berisha dhe motra e saj Mariela janë ende në kërkim nga policia pasi thuhet se kanë porositur një person për të dhunuar 24-vjeçaren Klea Prenga.
Kjo e fundit u shfaq e gjakosur në rrjetet sociale teksa akuzonte pikërisht motrat Berisha.
Një reagim për këtë situatë ka ardhur dhe nga blogerja Dea Mishel.
Ajo ironizon Antonelën, e cila asokohe i quante absurde batutat e blogeres dhe ato të Amosit, teksa shkruan:
“Se di pse mu kujtua, se as dua ta kthej në çështje kshu, po më erdhu ndërmend Antonela në fan club që bënte si e traumatizuar nga shakatë e zeza të Deas dhe Amosit. Ndërkohë antua pa shaka fare”.