Këngëtari Alban Skënderaj, këto ditë gushti po i shijon me familjen e tij, me pushime.
Kohën që po shpenzon me ta, Albani po e shfrytëzon në maksimum, pasi gjatë muajve të tjerë të vitit është i angazhuar në muzikë për projekte të reja, dhe nuk qëdron shumë pranë dy fëmijëve të tij, Amelisë dhe Duamit.
Gjithashtu, kjo kohë ka qenë si periudhë reflektimi për të, dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në Instastory, ku ka nxjerrë një foto me të birin në pishinë, ndërsa shprehet se fëmijëve të tij u është në borxh.
Ai thekson se fatmirësisht djali dhe vajza e tij e kanë mirëkuptuar, po shton se askush dhe asgjë nuk e zëvendëson prezencën e një babai.
“Jam pak në “borxh” këto kohë me këto dy dashuritë! Jam me fat që i mirëkuptojnë qëllimet e mia të mira dhe që janë gjithcka për mua. Gjithsesi, po e kuptoj gjithmonë edhe më shumë që askush dhe asgjë s’mund ta zëvendësoj prezencën e një babai”, shkruan këngëtari.