Efi Dhedhes ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.
Mes të tjerash, ajo u tregua e prerë sa i përket romancave.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se flirtimet dhe njohjet i ka lënë në plan të dytë, ndërsa tashmë është e fokusuar në karrierë.
Pjesë nga intervista:
Lei: Gjatë pushimeve do flirtosh me ndonjë? Kam dëgjuar se je ‘single’
Efi: Unë nuk flirtoj, i kam lënë këto gjëra.
Lei: Si i njeh meshkujt e zemrës?
Efi: Nuk jam në këto ujëra, nuk kam plan të njoh dikë.
Lei: Fare?
Efi: Po fokusohem te puna, te gjërat e mia.
Lei: Gjithmonë kur thonë ‘kurrë’, atëherë ndodh gjëja, atëherë lind shkëndija
Efi: Është një mendim që nuk e kam fare në kokën time
Lei: Të kanë shkruar plotë në “Instagram”?
Efi: S’e di, nuk i kam parë, nuk i hap mesazhet
Lei: I fike shpresat e të gjithëve që po të shikojnë tani
Efi: Nuk besoj në flirtimet dhe njohjet nga “Instagrami”.
Lei: Po mirë, si flirton, si e njeh një person?
Efi: Tani e kam të prerë nuk dua të njoh dikë. Duhet të fokusohem te puna, te karriera, pastaj te gjërat e tjera. Për mendimin tim asnjë njeri nuk mund t’i bëjë të dyja