Këngëtari Blero është një personazh mjaft i pëlqyer për publikun shqiptar, çka e bën atë të jetë shpesh në qendër të vëmendjes për situata të ndryshme– siç është rasti i fundit ku u përfol se është rikthyer me ish-partneren e tij.
Një foto qarkulloi në rrjet ku shihej mjaft i lumtur krah saj, duke kërcyer në një klub nate në Prishtinë.
Mirëpo duket se lajmi nuk është i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar Blero me një postim në InstaStory.
“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin. Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues. Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua… Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta, ajo e kërkon privatësinë. Ju faleminderit”, përfundon këngëtari.