Një tjetër personazh që ka reaguar publikisht për rastin e bujshmën të dhunës ndaj 24 vjeçares Klea Prenga, e cila pretendon se u sulmua nga një person i dërguar nga dy motrat Berisha, ka qenë edhe gazetari Blendi Fevziu.
Fevziu përmes një video mesazhi shprehet se nuk dëshiron të merret me motivet, por sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare.
“Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje. Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës. Ne kemi pasur raste që shoqërua mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë. Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.”
View this post on Instagram
Kujtojmë që Antonela dhe motra e saj, Mariela janë në kërkim nga policia për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Ato rrezikojnë deri në 10 vite burg.