Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ditën e sotme reperi ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës, ku përfshijnë mbajtjen në burg të Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për reperin.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Stresi është në kërkim pasi akuzohet i përfshirë në sherrin që ndodhi në Pejë, me personazhin e njohur të TikTok, Medi Isenit.
Ky reagim i reperit vjen pas kërkesës për ekstradim të nënshkruar nga Ministria Haxhiu dhe më pas me arrestimin e Noizyt në Shëngjin para pak ditësh.