Reperi Stresi është ende në arrati, mirëpo kjo nuk e pengon atë aspak për të qenë aktiv në rrjetet sociale.
Nëpërmjet llogarisë që ai posedon në Instagram, ku ndiqet nga mijëra ndjekës, reperi ka bërë disa deklarata të ndryshme për situatën e ndodhur në Kosovë, ndërsa së fundmi ka një mesazh edhe për mikun e tij, Noizyn.
”Vëllai im qëndro i fortë. Ata s’do t’ja dalin dot”, shkruan ai në një postim ku shfaqen të dy.
Sa i përket Noizyt, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg”. Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës, njëjtë edhe për Bahtjar Bajraktarin (Dj Crax).