Pak ditë më parë nga mediat franceze u bë me dije se në një atentat një person kishte humbur jetën dhe dy të tjerë ishin plagosur.
Të dhënat e policisë franceze ishin të pakta, ndërkohë që menjëherë u bë me dije se ishin marrë në duar pikat kufitare për të mos lejuar vrasësin dhe dy shoqëruesit të tij të dilnin nga Franca.
Por që nga e diela kur ndodhi krimi i rëndë, policia nuk arriti të jepte asnjë detaj në lidhje me të shënjestruarit, por u tha se në vendin e ngjarjes, përveç atentatorit që qëlloi mbi personat me kallashnikov kanë qenë edhe dy persona të tjerë.
Ajo që u mësua dje është vërtet tronditëse, është qëlluar mbi sipërmarrësin shqiptar, Ylli Bezhani i cili ka qenë bashkë me të birin dhe nipin, djalin e vëllait, në momentin kur është sulmuar me armë nga një person që lëvizte me një motor elektrik. Nga të dhënat e para mësohet se sipërmarrësi, që punon dhe jeton në Bordo, ka dalë para plumbave të shpëtonte djalin dhe nipin dhe ia ka arritur, por ka humbur jetën vetë.
Në Francë gjenden edhe familjarët e viktimës, të cilët dje kanë dhënë edhe një version për mediat vendase se si ka ndodhur krimi i rëndë.
Kujtojmë se 3 personat u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen “Teisseire” të Grenoble, njëri prej tyre u transportua në një gjendje të dëshpëruar në Spitalin Universitar të Grenoble Alpes. Sipas informacioneve të para, të tre personat ndodheshin pak para orës 20:00 në rrugë, në “8 Avenue Teisseire”, në një zonë të ndjeshme metropolitane të Grenoble, kur u vunë në shënjestër nga një burrë që udhëtonte me një skuter elektrik.
Dyshohet se autori ka folur me ta para se sa t`i qëllonte, por do të jenë dy të mbijetuarit e asaj prite që do të japin hollësitë për grupin hetimor. Dyshohet që në polici është ndaluar një person i dyshuar si bashkëpunëtor, por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.