Do të çuditeni/ Fitoi medalje ari, ja çfarë do të marrë nga shteti gjimnasti Filipinas Carlos Yulo

Carlos Yulo ia ka siguruar Filipineve medaljen e artë. Yulo të shtunën triumfoi në gjimnastikën artistike, në disiplinën në dysheme.

24-vjeçari medaljen e artë olimpike në Paris e fitoi pasi i siguroi 15.000 pikë, në një atmosferë të mbushur plot me shikues në “Bercy Arena”.

Kjo arritje e madhe e Yulo do të shpërblehet më së miri nga shteti ku ai jeton.

  1. Atij do t’i dhurohet një shtëpi nga qeveria e shtetit ku jeton.
  2. Do t’i dhurohet një apartament plotësisht i mobiluar me dy dhoma gjumi me vlerë 415,000 dollarë.
  3. 178,000 dollarë nga komisioni i sportit të Filipinëve, 62,000 dollarë nga dhoma e përfaqësuesve të vendit.
  4. Gjatë gjithë jetës do të marrë vakte falas nga restorantet e vendit ku jeton.
  5. Një iPhone 16.
  6. Mobilje falas me vlerë 1730 dollarë.
  7. Dizajn inxhinierik falas nga Nexa Engineering për gjithë jetën.
  8. Shërbime shëndetësore falas pas moshës 45 vjeç.