Një vajzë e identifikuar si Klea Prenga, shokoi gjithë publikun shqiptar mbrëmjen e djeshme pasi u shfaq në Instagram e gjakosur dhe e masakruar në fytyrë.
Ajo pretendon se është dhunuar nga një person i cili është dërguar nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.
Sakaq, pas akuzave policia i ka shpallur në kërkim dy motrat. Ato po kërkohen nga autoritetet që një natë më parë, kur ka ndodhur dhe dhunimi brutal, por nuk janë gjetur në banesë.
Njoftimi i policise:
‘Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe’
Shkak i ngjarjes së rëndë thuhet të jetë se 24-vjeçarja është futur në mes të familjes së Marielës, sipas pretendimeve të motrave Berisha— e treguar nga Prenga. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore.