Cardi B ka zbuluar se është përfshirë në një “aksident të çmendur”, i cili për pak i shkaktoi abort. Reperja, e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë me tanimë ish-bashkëshortin, reperin Offset, tregoi aksidentin dhe u shpreh se për një periudhë kohe mbeti e paralizuar.
“Pësova një aksident të çmendur. Kështu mund ta shpjegoj”, tha ajo, duke theksuar se kjo nuk ndodh shpesh, ama kur ndodhi, e kap të papërgatitur. “Ajo gjëja për pak më kushtoi jetën e bebushit që pres të vijë në jetë. Dje u ndjeva mirë sepse erdha në shtëpi, por isha aq dru sa një balonë (referuar efektit të ilaçeve). Sot u zgjova esëll, zemra. Po vdes. Domethënë, vërtet po vdes. Betohem në Zot. Nëse nuk ndihem mirë për 4 orë, do shkoj në spital, s’më plas fare”, tha ajo.
Artistja, e cila është gjithashtu nëna e Kulture, 6 vjeç dhe Wave, 2 vjeç, pranoi se nuk ka frikë që ta ekzagjërojë pak dhimbjen dhe të marrë morfinë. “Më bëni morfinë. Nuk më intereson. Ndoshta kjo është arsyeja pse njerëzit bëhen të varur nga droga”, shtoi ajo.
Cardi B nuk dha të tjera detaje për diagnozën apo rikuperimin.
Sa i përket shtatzënisë së saj të tretë, ajo e bëri publike pak orë pasi nënshkroi divorcin nga ish-bashkëshorti, Offset. Fituesja e çmimit Grammy konfirmoi se ish-reperi i Migos është i ati i bebit, duke këmbëngulur që nuk do mbështetje financiare për fëmijët nga ai.