Antonela Berisha dhe motra e saj thuhet se kanë urdhëruar një person për të masakruar një të re, e cila identifikohet si Klea Prenga (e lexoni të plotë këtu).
Mirëpo pas publikimit të pamjeve të rënda dhe reagimit të publikut shqiptar ku nuk lanë gjë pa thënë për motrat Berisha— një prej tyre, Antonela, e cila ka qenë konkurrente në “Përputhen” dhe “Big Brother VIP”, ka marrë një vendim të menjëhershëm.
Ajo ka bllokuar të gjithë komentet në postimet e saj në Instagram, shkak ofendimet dhe mallkimet që po merrte nga ndjekësit e saj dhe jo vetëm.
Motrat Berisha nuk kanë reaguar ende për ngjarjen e rëndë që u bë publike mbrëmjen e djeshme.