Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se nuk do të jetë prezent në dy koncertet e radhës, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në Shëngjin dhe Shkodër.
“Sonte në Shëngjin dhe nesër në Shkodër nuk do jem prezent, ju kërkoj falje të gjithëve, shihemi herëve të tjera. Ju përqafoj”, ka shkruar Mozzik në një postim në InstaStory.
Reperi, i cili njihet me emrin e vërtetë Gramos Aliu dhe vjen nga Ferizaj, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë vendim dhe ka premtuar se do të shihet me fansat në një rast tjetër.
Arsyet që kanë çuar në anulimin e këtyre koncerteve ende nuk dihen.
Ky njoftim ka ardhur si një surprizë për fansat e tij, të cilët prisnin me padurim performancat e tij në këto dy qytete.