Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është arrestuar nga policia pas sherrit në Kosovë ku mbeti i dëmtuar rëndë Medi Iseni.
Pas 2 ditësh kërkimi, policia e arrestoi reperin në Shëngjin, aty ku ai pritej të performonte në një klub.
Mirëpo pak para arrestimit, Noizy u përplas virtualisht me një person pasi ky i fundit e kishte ofenduar mjaft rëndë, madje duke e prekur edhe në pikën më të dobët; vajzën e tij.
“Hec se po ta q* rracën o klysh k*rve. Biri i k*rvës ta dhifsha rracën e keqe, more barbon k*ri. Magjup i Durrsit ti q*fsha kejt ropt, bashkë me vajzën e vogël…”, ishin disa nga mesazhet e shëmtuara të ndjekësit drejtuar reperit.
Ndoshta ndryshe nga si pjesa më e madhe do t'i kishte reaguar një mesazhi të tillë, kaq ofendues dhe të shëmtuar, Noizy vendosi që vetëm të shpërndajë mesazhet e personit në fjalë dhe shoqëruar me foton e tij shkroi: “Pastaj kur i kap thojnë pse. Pretendojnë veç se jena me famë s'duhet të reagojmë”.