Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar pas përplasjes së dy grupeve pak ditë më parë; mes atij të reperit Noizy dhe TikTok-erit Medi Iseni.
Ky i fundit mbeti mjaft i lënduar fizikisht, ç'ka bëri që Policia e Kosovës të kërkojë menjëherë paraqitjen e Noizy-t në polici.
Mirëpo edhe pse reperi u shpreh në një postim në InstaStory se do të anullojë koncertet e rradhës pasi do të paraqitet në Polici, diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të publikojë një njoftim zyrtar dhe ta shpallë në kërkim reperin Noizy bashkë me mikun e tij, Bahtjar Bajraktari.
Njoftimi:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.
Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com.