Në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi.
Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga vetë Stresi.
Pas kësaj ngjarje Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për reperin.
Stresi ka reaguar me një postim në InstaStory. Ai thotë se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë.
“Ti takove njerëz në Tiranë dhe i the që jua sjell unë sa të vij në Zvicër hahahah, dil e thuaj jo që nuk ke thënë???? Dhe një ditë para se të vije në Pejë fole me të në live… Erdhe që të bësh lojë të dyfishtë dhe e hëngre 20 fish. Nuk të kam prekur as unë as Noizy po ke deklaruar që nuk ke shokë që gjuajnë për ju hahahahahhaha. Unë vetëm kam filmuar Zini nuk të ka prekur kështu që dilni shani nuk është problem sërish”, ka shkruar ai.