Liesa Haxhiasllani ka folur për herë të parë në një intervistë për revistën “Bordo” lidhur me pritjen e ëmbël.
Gjatë bisedës ajo u ndal edhe te emocionet e shtatzanisë në një kohë me mikeshën e saj të ngushtë, Kiarën.
Ajo u ndal edhe te miqësia mes tyre dhe raporti që ajo ka si me Kiarën ashtu edhe Luizin pas daljes nga Big Brother Vip!
Ti dhe mikesha jote e ngushtë Kiara Tito ishit një periudhë të dyja njëkohësisht shtatzënë. Si është kjo ndjesia, kur dy shoqe të ngushta përjetojnë pritjen e ëmbël në të njëjtën kohë?
Edhe pse e kemi patur gjithmonë këtë dëshirë, na ndodhi shumë rastësisht pasi për asnjërën nga ne nuk ishte e planifikuar, erdhi vërtetë natyrshëm.
Në momentin e parë që e kemi parë veten të dyja shtatzënë, ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe uroj që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta.
Tani bisedat mes ju të dyjave në WhatsApp janë vetëm rreth shtatzënisë dhe bebave?
Kryesisht po, zënë vend pak më shumë tema të tilla, por jemi përpjekur që t’i alternojmë dhe diskutojmë edhe tema të tjera mes shoqesh.
Ndodh shpesh që partneri i shoqeve të ngushta në fillim të marrëdhënies nuk na pëlqen. Të ndodhi dhe ty me Luizin apo jo?
Mua më ndodhi ta njoh partnerin e shoqes sime nga ekrani dhe në një lojë, pra në kushte jo normale dhe mendimi i parë në një njohje të tillë, mund të jetë edhe i gabuar.
Po tani çfarë marrëdhënie ke me Luizin?
Patjetër që marrëdhënie shumë të mira, edhe pse nuk takohemi dot shumë shpesh sepse ai është në koncerte e në projektet e tij të këngës.
Emri yt është lakuar gjithmonë si i mundshëm për të qenë pjesë në “Big Brother VIP”. Ke patur ftesa zyrtare?
Kam patur për edicionin e fundit, por duke parë sesi e përjetoi Kiara, sesa të rëndon emocionalisht dhe psikologjikisht kjo eksperiencë dhe duke patur parasysh edhe reagimet në rrjete sociale, kuptova që nuk jam gati ta përballoj një sfidë të tillë.