Pas debatit të ashpër sa i përket pjesëmarrjes së saj në Lojërat Olimpike, boksierja algjeriane Imane Khelif ka dhuruar një përgjigje me katër fjalë pasi fitoi medaljen e artë.
Pasi Angela Carinin, përfaqësuesja e Italisë u tërhoq pas 46 sekondave nga lufta dhe me të tha se ishte grushti më i vështirë që kishte marr, Khelif u bë temë diskutimi në rrjetet sociale
Një informacion masiv i rremë u perhap në rrjet duke thënë se ajo është transgjinore, gjë që detyroi Komitetin Olimpik të lëshojë disa deklarata për të adresuar këtë çështje.
Babai i Khelif, Omar, ishte detyruar të dilte në mbrojtje të vajzës së tij, duke konfirmuar se ajo ka lindur femër.
Khelif ishte ndaluar që të boksonte nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, pasi organi qeverisës kishte thënë se ajo dhe Lin Yu-ting e Tajvanit, kanë dështuar në testin e gjinisë dhe kanë kromozome XY.
Pas vërshimit të emocioneve, Khelif dha një përgjigje të thjeshtë por efektive për mediat.
Ajo ka thënë “Unë jam një grua”, duke iu kundërpërgjigjur direkt kritikave që ka marr gjatë ditëve të fundit.