Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.
Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Por teksa gjithnjë e më shpesh po i shohim veç e veç me projekte të reja, flitet se jeta sentimentale e reperit ka ndryshuar. Sipas “Panorama”, tashmë Ledri ka një të dashur të re.
Burimi thekson se vajza në fjalë është nga Kosova dhe shumë shpesh është shfaqur në koncertet që Ledri ka mbajtur në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Nga ato çfarë flitet, partnerja e re e reperit nuk është një imazh i njohur, ndaj edhe deri më tani identiteti i saj nuk bëhet publik.
Të shumtë janë njerëzit pranë tyre që janë në dijeni të këtij raporti, por Ledri është shumë diskret për detaje të reja, duke preferuar që të fokusohet vetëm te jeta profesionale, duke mos dashur të flasë për jetën private.