Në koncertin e mbrëmshëm në Mynih të Adele, ku e pranishme si spektatore ishte dhe moderatorja Arbana Osmani, ka ndodhur një incident.
Yllit të muzikës iu desh të ndërpriste për pak çaste koncertin. Shkak u bë shiu që ra në vendin ku po zhvillohej koncerti, e si pasojë i duhej të ndërronte fustanin teksa u shpreh se ishte i parehatshëm për t’u mbajtur gjatë performancave.
“Kërcënimi” i motit ishte aq i rëndë sa fansat u këshilluan të kërkonin strehim në ndërtesa dhe të përgatiteshin për më të keqen.
Adele had to get the girls to take off the train of her 👗 pic.twitter.com/byMpzhwO3r
— Adelettes (@Adelettes2) August 2, 2024
Pavarësisht errësirës mbi qiellin e Mynih, fansat ishin jashtëzakonisht të emocionuar për koncertin që po zhvillohej.