Dashi-Sot mund të përfshiheni në një energji të zjarrtë dhe pasionante. Do të jeni të papërmbajtshëm për partnerin apo këdo që ju afrohet. Beqarë, mund të takoni dikë shumë simpatik dhe intrigues. Në planin e punës, kjo është një kohë e favorshme për të bërë progres. Financat janë në një moment stabiliteti.
Demi-Ju keni një dëshirë të madhe për të dashur të tjerët dhe i keni të gjitha veçantitë për të qenë partnerë të shkëlqyer. Nëse jeni beqarë, mos u mbyllni në shtëpi. Lajme të mira do t’ju vijnë në punë.
Binjakët-Projektet që i kishit lënë pezull shumë kohë më parë mund t’i përfundoni sot. Do të jeni përballë disa zgjedhjeve të vështira dhe nëse vendosni me intuitë do të shihni se keni marrë vendimet e duhura.
Gaforrja-Bisedat dhe kontaktet me ata rreth jush do të luajnë një rol kryesor në jetën tuaj. Ju duhet të jeni të përgatitur për të dëgjuar problemet e miqve tuaj dhe të gjeni mënyra për t’i ndihmuar ata. Ju e dini që ka shumë që mbështeten tek ju, prandaj mos i zhgënjeni ata.
Luani-E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni mundësi që të guxoni si profesionalisht edhe sentimentalisht. Projektet do të çohen përpara me sukses, ndërsa kush dëshiron që t’ia kushtojë fundjavën dashurisë, do të kalojë momente të paharrueshme.
Virgjëresha-Çdo gjë që dëshironi mund të bëhet e juaja, sot më shumë se kurrë. Mos i vini vetes limite, gjithçka është e mundur, mjafton ta doni vërtetë. Ka mjaft aktivitet pozitiv kozmik së fundmi në shenjën tuaj.
Peshorja-Sot do të jeni përgjithësisht me humor të nervozuar dhe do të keni tendencën për të vepruar me nxitimin. Nuk ka vend për t’u shqetësuar për gjëra që nuk i arrini për shkak të mungesave që nuk janë në dorën tuaj. Gjërat do të ndryshojnë, ndaj bëni sa keni mundësinë.
Akrepi-Mund të ekzistojë një rivalitet në lidhje me karrierën ditën e sotme. Nëse jeni duke u sfiduar, duhet të zgjidhni të tërhiqeni dhe të mendoni mundësitë tuaja si dhe avantazhet e rivalit. Momentalisht, nuk keni në dorë informacionet që ju nevojiten.
Shigjetari-Në dashuri mund të ndiheni plot entuziazëm dhe pasion. Nëse jeni beqarë, mund të përjetoni takime interesante dhe aventureske. Në punë mund të keni mundësi të reja ose projekte interesante. Financat tuaja janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e tepërta. Mbani një menaxhim të kujdesshëm të burimeve tuaja.
Bricjapi-Ka shumë surpriza që ju presin këtë ditë dhe që do ta bëjnë atë vërtet të veçantë. Ka ardhur koha për të shijuar pak relaksim dhe për të riorganizuar jetën tuaj.
Ujori-Për sa i përket çështjeve financiare, do të ndiheni shumë me fat. Do të jeni në gjendje që të bëni të gjitha shpenzimet që dëshironi pa u menduar dy herë. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë.
Peshqit-Stresi do ju shoqërojë këtë të shtunë, veçanërisht në lidhje me disa gjëra që dëshironi të bëni dhe nuk mundeni. Mos u mërzitni me këto situata. Nëse diçka nuk ndodh tani, mund ta bëni më vonë, kështu që qetësohuni dhe mos e prishni humorin tuaj. /tvklan.al