Netflix ka konfirmuar datën e publikimit për sezonin e dytë të serialit hit ‘Squid Game’, me një klip të ri.
Seriali ishte një nga hitet më të mëdha të shërbimit të transmetimit.
Sezoni i parë tregoi fatin e disa njerëzve që morën pjesë në një seri lojërash për jetë a vdekje, me premtimin se nëse do të arrinin të fitonin, do të fitonin një çmim të madh.
Seriali u vlerësua për të treguar se si dëshpërimi mund të përdoret për t’i shtyrë njerëzit të rrezikojnë edhe jetën e tyre, shkruan ‘People‘.
Pas një finale në fund të sezonit të parë, Netflix tani ka konfirmuar se data e publikimit për ciklin e dytë të serialit të njohur është 26 dhjetori.
Netflix konfirmoi gjithashtu se seriali do të përfundojë pas sezonit të tretë.