Alma Bektashi i dha fund në 2021 martesës 25-vjeçare me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vite më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.
Në një intervistë të fundit Alma është ndalur tek mënyra sesi e ka mësuar tradhëtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.
Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t'i jepte fund martesës së saj.
“Në radhë të parë ka qenë tradhtia bashkëshortore që unë e marr si mosrespekt ndaj personit me të cilin kalon një kohë shumë të gjatë. Unë nuk e toleroj tradhtinë, mosrespektin, nuk i toleroj gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje martesore. Duke patur kategorike 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ka qenë vendim i marrë përnjëherë, aty-për-aty. E kuptova nëpërmjet portaleve. Kisha dëgjuar pak aty-këtu, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, gjithë këto aktivitete që ti i bën gjatë gjithë kohës, udhëton gjatë gjithë kohës dhe natyrisht edhe në kështu rastesh pret mirëkuptim në mënyrë absolute. Por, duke e parë që luhatet në familje besimi nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton.”-tha këngëtarja.