Ditën e sotme, mediat e huaja bënë të ditur se këngëtarja e njohur Cardi B ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj Offset. Kjo është hera e dytë që Cardi B kërkon divorc, pas asaj në vitin 2020.
Mirëpo orë pasi lajmi bëri bujë në rrjet, këngëtarja ka konfirmuar se është shtatzënë dhe në pritje të bebit të saj të tretë.
Lajmin Cardi B e dha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku krahas fotove me barkun e rrumbullakët, rreferuar bebit ajo shkroi:
“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Unë jam shumë mirënjohëse që kam ndarë këtë sezon me ju, ju më keni sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha ripërtërirë fuqinë time.
Më kujtove se mund t'i kem të gjitha! Më kujtove se kurrë nuk duhet të zgjedh midis jetës, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua shumë dhe mezi pres që të dëshmosh atë që më ndihmove të realizoj, çfarë ti më shtyve ta bëj!”
“Është shumë më e lehtë të marrësh kthesat dhe provat e jetës të shtrihesh, por ti, vëllai yt dhe motra jote më kanë treguar pse ia vlen të kaloj!” ka përfunduar ajo postimin e saj.
View this post on Instagram