Në fshehtësi të plotë dhe krejt papritur për publikun, Ardian Bujupi i dha fund beqarisë një vit më parë. Këngëtari i ka munguar fansave me intervista duke zgjedhur të vijë tek ta vetëm përmes muzikës.
As në rrjetet sociale ai nuk ka ndarë asnjëherë detaje lidhur me jetën personale. Por, ai u martua verën e kaluar në Gjermani me vajzën që i ka marrë zemrën në një ceremoni private me rrethin e ngushtë në shtetin gjerman.
Detajet që dihen rreth bashkëshortes së këngëtarit numërohen me gishtat e dorës. Ajo quhet Fjolla dhe jeton po ashtu në Gjermani.
Ardiani ka qenë gjithnjë diskret në lidhje me jetën e tij personale, duke mbajtur larg publikut detajet rreth marrëdhënies së tij.
Megjithatë, së fundmi ai ka folur për partneren në një intervistë për Top Albania Radio, duke thënë:
“Unë jam shumë i lumtur dhe e kam një shoqe shumë të kuptueshme. Ajo është në Prishtinë për momentin dhe unë në Tiranë. Kam qejf që të kemi dhe pak distancë sepse pastaj kur bashkohemi është e bukur”.
Pak ditë më parë dikush i shkroi në TikTok të publikojë një video me Fjollën dhe për herë të parë ai ka postuar një video me të ndonëse Fjolla nuk ka pranuar të shfaqet me portret.