Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze.
Ish-banorja e Big Brother Vip 2 është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo.
Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë. Mes këtyre pyetjeve ishte edhe sesi ajo është njohur me partnerin e saj.