Ditën e sotme vajza e Kiarës dhe Luizit, Luna Mari bën tre muaj që ka ardhur në jetë.
Prezantuesja ka ndarë foto të vogëlushes dhe një torte në këtë tre mujor, ndërsa ka shkruar: “3 muaj dashuri e pastër”
Edhe Luizi ka postuar një foto në Insta Story teksa e sheh vogëlushen duke fjetur nga telefoni, pasi ndodhet në koncert larg saj. “Tre muaj zemra e babës” shkruan ai.
Kiara ashtu si dhe Luizi që prej ardhjes në jetë të Lunës shpeshherë kanë ndarë për ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e tyre me vajzën.