Një pëlqim komenti nga Arbana Osmani ka krijuar goxha polemika në mediat sociale.
Në fakt nuk është hera e parë që ndodh dhe sërish ndjekësit po i japin kuptime të ndryshme.
Në një prej postimeve të saj, dikush ka shkruar: “Ti ke lindur për tv! Le të thonë ç'të duan, por ti je magji për spektakël! Ke shumë sharm, buzëqeshja jote është karakteristikë më vehte që ti tërheq akoma më shumë teleshikuesit! Shpresojmë të shohim së shpejti në tv me programe të bukura që ti realizon! Më vjen keq që në top- cannel janë disa që s'e kanë haberin fare për tv, por s'e di sesi janë aty! Ai tv na ka bërë që dhe pse jashtë vendit, ne ta ndiqnim,por ka ca kohë që është prishur!”
Një koment jo thjesht dashamirës për Arbanën, por edhe kritikues ndaj Top Channel, si edhe disa prej figurave që janë aty.
Dhe duket se moderatorja bie dakord me të duke i dhënë pëlqimin e saj. Njerëzit në mediat sociale hipotetizojnë se Arbana nuk do jetë më pjesë e Top Channel.
“Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”– ishte kjo deklarata e Arbana Osmani pak ditë më parë në një intervistë, duke njoftuar rikthimin në ekran në sezonin e ri.
Deri tani asnjë detaji. Partneri i saj në jetë dhe punë Eduart Grishaj foli për ‘një super spektakël’. Por, dilema e ndjekësve nuk është vetëm emisioni që do rikthejë Arbanën, por edhe logoja e televizionit.
Do jetë në Shqipëria apo në Kosovë? Nëse është në Shqipëri do qëndrojë në Top Channel apo do lëvizë diku tjetër?