Një video me protagonist presidentin turk Taip Erdogan ku shfaqet duke goditur me shuplakë një djalë të vogël që nuk i puthte dorën ka pushtuar rrjetin.
Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes. Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre.
Erdogan u zgjati dorën fëmijëve që këta të fundit t’ia puthur. Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë.
Më pas vogëlushi i puthi dorën presidentit. Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të madh, diçka që e ka bërë sërish në të kaluarën.