Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale.
Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.
Dyshja u panë duke festuar së bashku pas finales dhe dukej se ishin mjaft të afërt. Padilla ishte një fytyrë e njohur gjatë gjithë turneut, duke ndjekur ndeshje të shumta të Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal.
Ajo ishte po ashtu pak ditë më parë në pushime me Yamal në Greqi.
Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dy ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër. Kjo shkaktoi furtunë në rrjet teksa duket se ka tronditur edhe raportin e tyre. Ajo dhe Lamine nuk ndiqen më në Instagram dhe raporti i tyre sido të ketë qenë romantik a miqësor thuhet se ka marrë fund.