Sot është transmetuar puntata e fundit e këtij sezoni të “E diell”, ndërsa në rubrikën e Beniadës dhe Argjirës nuk ka pasur të ftuar si zakonisht, po kanë qenë vetëm ato të dyja të cilat kanë ndarë disa ‘sekrete’ me publikun.
E tillë ishte dhe deklarata e Beniadës, finalistes së BBV1, e cila shprehu një pakënaqësi kundrejt disa ish bashkëjetuesve të saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Beniada preferoi të mos ndante emra, megjithatë la të nënkuptohej diçka.
Ajo u shpreh se me disa personazhe e kishte shumë problem higjenën e këmbëve. Sa i përket djemve ajo u shpreh se ndodhte prej atleteve që linin në dhomë, ndërsa për gocat tha se video e saj qarkulloi kudo, ndërsa asokohe u bënë virale disa pamje të Arjola Demirit.
View this post on Instagram