Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Vesa Luma thumbon hapur kolegët e saj këngëtarë: “Do ishit mësuar 100 herë të performonit live…”

LokimagazineLokimagazine27 July, 2024

Një nga artistet që u kishte munguar shumë skenave muzikore, është rikthyer dhe ka nisur koncertet në Kosovë e Shqipëri.

Por shumë vite pas largimit dhe qëndrimit në Zelandën e Re, Vesa Luma ka vënë re se mes kolegëve këngëtarë vazhdon e njëjta histori.

Ndonëse për shumë vite në skenë, mjaft prej tyre, me më shumë se 10-15 vite karrierë, përsëri vijojnë të këndojnë “playback”.

Në një mesazh të fundit, të bërë publik në profilin e saj, Vesa ngre shqetësimin për këtë “gënjeshtër” që shumë artistë i bëjnë publikut.

“Unë akoma e kam të pakuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, për të marrë e për të dhënë kënaqësi duke kënduar live. Deri tani do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… A nuk u lodhët pas 10-15-vjetësh edhe prapë e njëjta histori? Çfarë kënaqësie ju jep, sinqerisht, mundohem shumë ta kuptoj. Pastaj kërkoni të keni më shumë merita e të trajtoheni njësoj si këngëtarët e huaj” – shkruan Vesa mes të tjerave në mesazhin e saj.

Por kritikat nuk i ka vetëm për kolegët, edhe për menaxherët e tyre, të cilët, sipas saj, mbushin studiot televizive për të marrë kush e kush më shumë famë.

“Meqë ra fjala, menaxherët tuaj mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah, sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”.

Related Posts

Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2

13 May, 2025

Dyshimet për vjedhje në zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian

13 May, 2025

Pasi refuzuan ta takojnë, Alba Pollozhani suprizohet nga prindërit, merr letrën emocionuese: “Ti je kryevepra jonë…”

13 May, 2025

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

13 May, 2025
Related Posts

Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2

13 May, 2025

Dyshimet për vjedhje në zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian

13 May, 2025

Pasi refuzuan ta takojnë, Alba Pollozhani suprizohet nga prindërit, merr letrën emocionuese: “Ti je kryevepra jonë…”

13 May, 2025

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

13 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.