Futbollisti i Interit, njëherazi edhe përfaqësues i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është fejuar me modelen e njohur nga Gjakova, e cila quhet Kleofina Pnishi.
Ka qenë vet Pavard ai që ka ndarë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në Instagram, me mbishkrimin “Ajo tha po”.
Edhe propozimi duket të ketë qenë shumë romantik, përplot qirinj dhe trendafila të bardhë, me çiftin që po kalojnë pushimet në bregdet.
View this post on Instagram