Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj deklaruan gjatë një interviste të fundit se do të rikthehen sezonin e ardhshëm në televizion.
Dyshja lanë të kuptohet se mund t'i shohim sërish pjesë të “Big Brother VIP”, por pa treguar nëse bëhet fjalë për në Kosovë apo Shqipëri.
E pak pasi plasën “bombën”, çifti janë arratisur nga Shqipëria në Ibiza, Spanjë, për të kaluar disa ditë pushimi.
Me këtë rast, ajo nuk ka munguar me disa fotografi e video në rrjete sociale, për t’u treguar fansave pak nga vendi luksoz.
Pushimet e radhës të Arbanës vijnë pas atyre në Itali dhe në Mykonos të Greqisë.