Bebe Rexha do të jetë në Kosovë për herë të parë për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill' të Dua Lipës.
Ky lajm ka gëzuar fansat e saj, të cilët mezi po presin ta shohin në Prishtinë.
Por, edhe vetë 34-vjeçare është shumë e lumtur dhe ajo e ka shprehur entuziazmin e saj përmes një video të publikuar në InstaStory, ajo iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh të përzemërt në shqip.
“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival,” tha ajo në video, duke folur një shqipe të rrjedhshme.
‘Sunny Hill Festival' ka fituar famë ndërkombëtare falë edhe artistëve të njohur që ka sjellë në Prishtinë.