FIFA ka përditësuar rankimin e Kombëtareve pas mbarimit të turnamenteve si “Euro 2024”, “Copa America 2024” apo “AFCON 2024”.
Vendin e parë vazhdon ta mbajë Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi, e cila po kalon një periudhë fantastike që pas vitit 2020, ku është shpallur fituese e “Copa America”, “Finalissma”, “World Cup 2022” dhe sërish ngriti Kupën e Amerikës pak ditë më parë.
Gjithashtu në vendin e dytë nuk ka ndryshime, ku renditet Franca. Kombëtarja franceze arriti në finalen e botërorit 2022 përballë Argjentinës por pa mundur të shpallet fituese, ndërsa në Euro 2024 u eliminua në gjysëm finale nga Spanja.
Në vendin e tretë ka ndryshime dhe i përket Spanjës, e cila është ngritur me 5 vende, nga pozicioni i 8-të para Euro 2024, ku u shpall edhe fituese.
Sa i përket Kombëtares shqiptare, nuk ka ndryshime në pozicion— vazhon të renditet në vendin e 66-të, pavarësisht një paraqitje dinjitoze përballë kampionëve të Spanjës, ish-kampionëve të Italisë dhe dikur finaliste e “World Cup”, Kroacisë.
Ndërsa Kosova ka humbur një pozicion, duke u renditur tani në vendin e 106.
Listën e plotë e shihni këtu: FIFA rankings