Duket se për Olsa Muhametin, rrugëtimi në televizionin Top Channel ka mbaruar.
Një ndër autoret më të suksesshme në Shqipëri, padiskutim, thuhet se nuk është parë më në dyert e Top Channel.
Ndërsa burime të ndryshme konfirmojnë se sezonin e ardhshëm Oltën do e shohim si autore në Kosovë në reality show-n e njohur “Big Brother VIP Kosova”…aluduar në bashkëpunim me Luiz Ejllin dhe Arbana Osmanin.
Megjithatë se sa i vërtetë qëndron lajmi, do të na duhet të presim edhe pak.
Theksojmë se në fillim u aludua se edhe “Përputhen” nuk do të transmetohej më në Top Channel, megjithatë ditën e djeshme ky lajm u hodh poshtë pasi televisioni bëri të ditur hapjen e audicioneve.