Kombëtarja shqiptare edhe pse nuk kaloi fazën e grupeve të Euro 2024, arriti të argëtojë jo pak tifozët. Thënë kjo jo nga ne por nga vetë UEFA.
Së fundmi, Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) publikoi një listë me ndeshjet më të paharueshme të këtij turnamenti, mes tyre edhe Shqipëri-Kroaci.
Lista përmban 10 ndeshje, ndërsa ajo mes Shqipërisë dhe Kroacisë, përfunduar me rezultatin 2-2, renditet e 6-ta, duke lënë pas ndeshje po ashtu interesante si Spanjë-Gjeorgji apo Itali-Kroaci.
Shqipëria gjithashtu mban rekordin historik si golin më të shpejtë, shënuar nga Bajrami në sekondën e 23.