Ylli i Hollywood-it Angelina Jolie, ka shprehur përmes avokatit të saj një kërkesë personale ndaj ish-bashkëshortit, Brad Pirtt, për të ndërprerë proceset gjyqësore dhe për rrjedhojë, për të qetësuar tensionin në marrëdhënien e tyre
Përfaqësuesi ligjor i Jolie-t, Paul Murphy tha në një deklaratë se Pitt “ka kontrollin e të gjitha pronave që çifti ndajnë, si dhe kontrollin e biznesit, por megjithatë ai kërkon më shumë dhe po padit e Angelinën për 67 milionë dollarë plus dëmshpërblim”.
“Angelina po i kërkon sërish zotit Pitt të ndalojë së luftuari dhe më në fund ta lërë familjen e tyre të lëvizë, dhe nëse zoti Pitt nuk e heq padinë kundër saj, ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë të gjitha provat e nevojshme për të hedhur poshtë pretendimet e tij”, thotë Murphy
Çështja ligjore mes ish-çiftit do të ndiqet në dokumentet në posedim të Pitt që kanë të bëjnë me komunikimet që ai kishte me palët e treta pas incidentit të vitit 2016, kur Jolie pretendon se ai sulmoi anëtarët e familjes së tyre gjatë një fluturimi.
Jolie refuzon t’i shesë atij aksionet e saj në kantinë, sepse Pitt kërkon që ky informacion të mbahet përgjithmonë dhe ajo nuk është e gatshme t’i angazhohet atij