Ndonëse pak kohë më parë, në media qarkulluan zëra se Olsa Muhameti do të largohej nga TCH e bashkë me të edhe emisioni i saj më i ndjekur “Për’puthen”, ditën e djeshme këto zëra u hodhën poshtë pasi njoftimit zyrtar nga televizioni për hapjen e aplikimeve.
Pra, ajo që dimë me siguri tashmë është që do të ketë një sezon të gjashtë të “Për’puthen”. Por, Megi Pojani a do të jetë sërish moderatore?
Me sa duket, po. Ka qenë një nga motrat e Megit, Ina Pojani, që e ka treguar këtë detaj.
Ina ka shpërndarë videon e sezonit të ri të “Për’puthen” ndërsa shkruan “Dashuriçka dhe Megi“, duke treguar se motra e saj do të jetë sërish në krye të detyrës në sezonin e ri.
Kujtojmë se Megi ka qenë moderatore e sezonit të shkuar dhe u prit mjaft mirë në publik, madje shumë komente (ndër to dhe i Neda Ballukut) thanë se Megi është padyshim moderatorja më e mirë e emisionit të dashurisë, i cili historikisht është moderuar nga Bora Zemani dhe nga Ori Nebijaj për një gjysmë sezoni.