Finalja e Euro 2024 u mbajt mbrëmjen e 14 korrikut mes Anglisë dhe Spanjës, ku fituese u shpall kjo e fundit me rezultatin 1-2.
Ishte Nico Williams ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes pas një asistimi fantastik nga 17 vjeçari Lamine Yamal— shoqëruar më pas me një gol të Palmer, i cili barazoi për Anglinë, ndërsa minuta më vonë shënon sërish Spanja me Oyarzabal.
Ndërsa sot, UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të Euro 2024.
Portier: Maignan (Francë)
Mbrojtës i majtë: Cucurella (Spanjë)
Mbrojtës qendror: Saliba dhe Akanji (Francë & Zvicër)
Mbrojtës i djathtë: Walker (Angli)
Qendër mesfushor: Fabian Ruiz dhe Rodri (Spanjë)
Mesfushor sulmues: Dani Olmo (Spanjë)
Sulmues krahu: Nico Williams dhe Lamine Yamal (Spanjë)
Sulmues qendror: Musiala (Gjermani)